February 13, 2025
fdgg.jpg


Postuar: Janar 20, 2025 | 11:56

Në temperatura të ulëta dhe me një fushë të rënduar si pasojë e borës që vetëm disa orë më parë u largua nga terreni i stadiumit, Skënderbeu dhe Vllaznia kanë zhvilluar ndeshjen e javës së 21. fdggNjë ndeshje ku vihej re një prani e pakët tifozësh që nuk i kalonin më shumë se 300 persona të pranishëm në shkallët e stadiumit. Mungesa e tifozëve vendës vihej re edhe në tribunën qendrore atje ku më të shumtë në numër kanë qenë mbështetësit e Vllaznisë sesa ata të Skënderbeut, duke krijuar një diferencë të ndjeshme edhe në pritshmëritë për këtë takim. Ja momentet pikante që i sjell “Panorama Sport”.

* Gjithsesi besimplotë të dy trajnerët kanë bërë zgjedhjet e tyre duke hedhur në fushë lojtarët më të mirë që kanë pasur në dispozicion. Zgjedhje që deri në momentin e penalltisë për miqtë duket se kanë treguar më të mirën në fushë. Momenti i penalltisë duket se është ai që kthen gjithçka. Këtë e ka pranuar edhe vetë Gjoka kur ka kontestuar hapur vendimin e kryesorit dhe më pas i ka shprehur stafit faktin se një veprim i tillë i papërqendruar ka sjellë ndryshimin e lojës dhe ka vështirësuar ndeshjen e korçarëve. Gjatë gjithë pjesës së parë Gjoka ka pritur reagimin e të tijëve duke shprehur hapur mospajtimin me zgjidhjen që Rashica i bënte disa aksioneve në mënyrë individuale. Pikërisht për ktv kryepankina korçare ka ulur në stol sulmuesin i cili sipas tij është i larguar nga Skënderbeu dhe nuk ka qenë i përqendruar në maksimum te kjo ndeshje.

* Melos Bajrami dhe Alfred Mensah kanë qenë dy ishët që janë rikthyer në Korçë. Dy lojtarë që kanë fituar pafund duartrokitje dhe përgëzime nga tifozët e pranishëm në stadium ditën e djeshme.

* Përtej fitores dhe rezultatit të thellë që Vllaznia fitoi këtë ndeshje trajneri Tomas Bërdariç ka kërkuar shpjegime nga asistentët se përse shkodranëve iu anulua një gol i Balajt. Trajneri nuk ka qenë dakord me vendimin për pozicion jashtë loje pasi sipas tij topi më parë ishte prekur nga një futbollist i Skënderbeut dhe më pas nga Çoba. Kjo ka shkaktuar edhe momente humori teksa dikush nga stafi i është kthyer me batutë “Mister, a nuk u ngopëm me katër gola?”

* Gerhard Takaj, u largua nga stoli pas golit të katërt të Vllaznisë dukshëm i revoltuar teksa stafi u mbyll në dhomën e vet për të mos u dukur deri në ikje të gjithë lojtarëve nga stadiumi.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *