February 13, 2025
Kategoria-Superiore.jpg


Postuar: Janar 20, 2025 | 12:14

Java e 21-të e Superiores mund të quhet pa frikë java e skuadrave udhëtuese. Sepse katër prej tyre kanë fituar në transfertë, madje me rezultate të thella.Kategoria-SuperiorePartizani fitoi 0-2 në Durrës, Vllaznia 0-4 në Korçë, Egnatia 0-0 në Tiranë dhe Bylisi 0-3 në Laç. Përjashtim bën vetëm Dinamo, që ishte skuadra pritëse në sfidën me Elbasanin, por edhe ajo mund të konsiderohet udhëtuese, pasi luante në shtëpinë e kundërshtarit.

Pas kësaj jave kemi edhe një distancim të 4-shes së kreut, që duket e vështirë të ndryshojë, edhe pse deri në momentin e “Final 4” ka edhe shumë javë të tjera. Partizani, Dinamo dhe Vllaznia udhëheqin me nga 37 pikë, Egnatia ka 1 pikë më pak, kurse vendi i 5-të, që mbahet nga Elbasani, është 8 pikë prapa.

Katër kryesuesit aktualë vazhdojnë garën e fortë mes tyre për vendin e parë, ndërsa për “Final 4” ata duken “të sigurt”. Java e 21-të e Superiores veçohet edhe për numrin e lartë të golave të shënuar, plot 17 në 5 ndeshje, me një mesatare gati 3.5 gola për ndeshje.635PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *