March 16, 2025
KORABI.jpg


Nisur nga pozitat që ka Korabi në renditje, ndeshja e sotme me Valbonën që do të luhet në Peshkopi, merr përmasat e një rëndësie të veçantë për dibranët. Në lidhje me këtë takim, kapiteni Sokol Mziu, për “Panorama Sport” u shpreh: “Kemi zhvilluar një pjesë të parë jashtë pritshmërive, por me ardhjen e disa futbollistëve cilësorë, shpresojmë që t’i japim një tjetër ‘fytyrë’ Korabit për pjesën e mbetur të kampionatit.

KORABI

Ndeshjen ndaj Valbonës e kemi vlerësuar maksimalisht. Nuk ka më ekipe të lehta apo dobëta. Marrja e tri pikëve është objektivi ynë i vetëm. Çdo rezultat tjetër do të ishte i papranueshëm për ne. Shpresojmë që me praninë e sportdashësve tanë, fitorja të na buzëqeshë. Marrja e tri pikëve ndaj Valbonës do na shërbejë moralisht dhe në ndeshjet në vazhdim”. Në pesë ndeshjet e fundit, skuadra e trajnerit Canaj ka marrë vetëm një fitore, ajo ndaj Kukësit 1-0. Ndaj, kthimi te fitorja dhe ngjitja e shkallëve në renditje, mbetet objektivi primar për skuadrën dibrane. NDERIM GOCI

VALBONA

Krasniqi: Shënoj dhe marrim trepikëshin

Valbona shpreson te fitorja ndaj Korabit, takim i cili do të luhet sot në orën 13:30 në Peshkopi. Kjo është transferta e dytë për këtë vit, javën e shkuar morën një pikë në Fier. Jeton Krasniqi i ka lënë pas dëmtimet dhe shpreson që sot të shënojë ndaj Korabit dhe ka besim se Valbona merr maksimumin në Peshkopi. “Do të jetë një nga transfertat më të vështira kjo në Peshkopi. Është një takim që ka vlerësimin maksimal nga ana jonë, për vetë faktin se na kërkohen pikët e munguara, por kemi të bëjmë gjithashtu edhe me një rival direkt në luftën tonë për mbijetesë.

Që të arrijmë mbijetesën duhet të lemë dikë pas nesh që të arrihet objektivi. Unë jam përgatitur tashmë për të bërë më të mirën e mundshme për Valbonën. Shpresoj që t’i shënoj Korabit e ky gol të ketë edhe vlerë pikësh për ekipin tonë”, u shpreh sulmuesi Jeton Krasniqi për “Panorama Sport”. Ndeshja ishte planifikuar që të zhvillohej të dielën, por për shkak të borës së dendur që ra javën e shkuar, sfida u zhvendos që të luhet sot. ABDULLA DUSHKU

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *