Ndarja nga jeta e Gert Bogdanit, Mediu: Të gjithë pa fjalë nga kjo dhimbje e madhe, ngushëllime familjarëve
Kreu i Partisë Republikane ka reaguar për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit Gert Bogdani. Në një postim në facebook, Mediu shprehet i shokuar nga lajmi se miku i tij prej vitesh ka ndërruar jetë. Ai shpreh ngushëllime të përzemërta për familjarët e ish-deputetit të Partisë Dekomratike.
Reagimi i plotë i Mediut:
Eshte shokuese, miku im prej vitesh Gerti Bogdani, deputet i Partise Demokratike, ish kryetar i FRPD nje njeri me cilesi te vecanta njerezore nderroj jetë.
Të gjithë jemi pa fjalë, kjo është dhimbje e madhe.
Zoti i dhëntë forcë Edlirës dhe fëmijëve, prindërve dhe vëllait të Gertit në këtë moment shumë të vështirë.
Prehu në paqe miku im pranë Zotit që ti besoje aq shumë.