Humbje e pazëvëndësueshme, Këlliçi për ndarjen nga jeta të Bogdanit: Tirana sot humbi një djalë model
Politika ka reaguar pas ndarjes së trishtë nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratik,e Gert Bogdani. Drejtuesi politik për qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi shpreh ngushëllimet e tij me anë të një postimi ku shkruan se humbja e Bogdanit është e pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për Partinë Demokratike dhe shoqëri.
Reagimi I Këlliçit:
Jam sinqerisht pa fjalë…!
Ikja e parakohshme e një djali si Gerti, është një humbje e pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij biologjike, por edhe për PD, familjen e tij politike dhe krejt shoqërinë tonë!
Gerti ishte një familjar, politikan dhe qytetar 24 karatësh!
Tirana sot humbi një djalë model!
Qofsh i Parajsës Gert 🙏🏻