‘Hidhërim me ikjen e beftë’/ Ndarja nga jeta e ish-deputetit demokrat, Begaj: Gerti Bogdani promovoi vlerat më të mira
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për humbjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit demokrat, Gert Bogdani, i cili vdiq sot nga arresti kardiak.
“Hidhërim për ikjen e beftë nga jeta të Gerti Bogdanit”, shkruan Presidenti, ndërsa thekson se ish-deputeti ka promovuar vlerat më të mira.
Postimi i Begajt:
Hidhërim për ikjen e beftë nga jeta të Gerti Bogdanit.
Ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes, të afërme, miqve dhe kolegëve!
Gerti Bogdani, i angazhuar që në rininë e tij në jetën publike të vendit, promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit, kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE.