“Unë di shumë pazare të Lulit”/ Flamur Noka “shpërthen” kundër Bashës: S’ka dashur kurrë që të bëhej kryeministër, ai…

[ad_1]

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka akuzuar sërish Lulzim Bashën, duke thënë se nuk ka dashur kurrë fitoren e Partisë Demokratike.

Gjatë intervistës për Syri Tv, Noka u shpreh se ai di shumë prej pazareve të Bashës, teksa shtoi se ish-kryedemokrati nuk ka dashur të bëhej kryeministër.

“I kam kuptuar me kohë, kam refuzuar të përfshihem në listën e deputetëve të PD me firmën e Lulzim Bashës. Ka qenë një periudhë disa ditore negociatash dhe lutjesh nga Basha që të isha në listën e deputetëve të tij. Di shumë pazare, kishte kohë që po i fuste thikën pas shpine PD-së. Nuk kam pranuar. Për hir të demokratëve që mos të dëmtohej fushata u futa në lista. Për Bashën e dija që ai nuk do kurrë fitoren. Ai nuk donte të bëhej kurrë kryeministër”, tha Noka.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *