“Të shtunën në Dortmund do të jenë mijëra shqiptarë”, paralajmërimi i De Biazit: Shqipëria s’nënvlerësohet

[ad_1]

Në faqet e “Gazzetta dello Sport” nuk mund të mungonte opinioni i Xhani De Biazit, italianit që çoi Shqipërinë për herë të parë në Europian, në “Francë 2016”.DE BIAZIIsh-trajneri i kuqezinjve u është përgjigjur 3 pyetjeve për Kombëtaren shqiptare, ku thekson se ajo nuk duhet nënvlerësuar aspak, por sheh Italinë si favorite. De Biazi ka pohuar gjithashtu se loja e Shqipërisë kundër Italisë do të varet nga strategjia e trajnerit Silvinjo, ndërkohë që ka evidentuar tifozët si një faktor të rëndësishëm për ndeshjen e së shtunës në Dortmund.

De Biazi, si ish-trajner i Shqipërisë, a e ndoqët atë në miqësoren kundër Azerbajxhanit, tjetër ekip që ju e keni drejtuar së fundi?

Po, Shqipëria fitoi 3-1, por ishte një ndeshje e luftuar.

Mund të them se Shqipëria më pëlqeu për mënyrën si dilte nga prapa me top.

Italia, çfarë duhet të ketë kujdes nga Shqipëria për ndeshjen e së shtunës në Gjermani?

Në mesfushë, Asllani dhe Ramadani dinë të filtrojnë dhe të rinisin aksionin. Sulmuesi kryesor, Broja, është i fortë fizikisht dhe mund të shfrytëzojë çdo rast minimal. Asani dhe Seferi i japin fantazi skuadrës shqiptare nga krahët. Dhe kujdes mga tifozët e tyre: të shtunën në Dortmund do të jenë me mijëra shqiptarë entuziastë.

Cilat janë pikat e dobëta të kësaj skuadre?

Nuk e di çfarë taktike do të zgjedhë trajneri Silvinjo, nëse do ta sulmojë Italinë, apo do ta presë. Shqipëria e tij bën një lojë propozitive. Silvinjo ka pasur maestro të mëdhenj në karrierë, për shembull, ka punuar me Roberto Mançinin. Shqipëria është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar dhe këtë Spaleti e di mirë. Italia është favorite.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”









[ad_2]

Source link