Tabaku përpara seancës në Gjykatën Kushtetuese për Profesionet e lira: Kemi qëndruar dhe luftuar së bashku një taksim të padrejtë dhe antikushtetus.

0

[ad_1]

Në një postim në rrjetet sociale deputetja e PD, Jorida Tabaku, që është angazhuar prej një viti në betejën kundër taksimit të profesioneve të Lira dhe që më pas e dërgoi në emër të grupit të PD në Parlament ka postuar një video. Ajo shprehet se beteja kundër taksimit të Profesioneve të Lira është beteja që bëhet për shqiptarët dhe kundër një sistemi të korruptuar dhe abuziv që ka prekur jetën e shqiptarëve dhe do të prekë dhe xhepat e tyre.

Ajo theksoi se ky sistem i pandershëm taksimi ka qenë abuziv prej mbi 10 vite duke taksuar një shumicë dhe përjashtuar nga taksat pakicën. Duke zhbërë konkurencën në ekonomi dhe duke prodhuar një qerthull të mbyllur. Ajo i kujtoi shqiptarëve që në fakt beteja kundër taksimit të profesioneve të lira është një betejë kundër sistemit të pandershëm që ka ngritur mazhoranca socialiste dhe për të cilën duhet të korret një fitore së pari në Gjykatë Kushtetuese.

 

Postimi i plotë:

Më pak se një javë nan dan nga seanca në 18 qershor për tatimin antikushtetues dhe të padrejtë në Gjykatën Kushtetuese për Profesionet e Lira. Pothuajse 30 mijë profesionistë të lirë po paguajnë një tatim 30% deri në 50% të xhiros. Ky tatim është më i lartë se çdo tatim tjetër në republikën e Shqipërisë dhe është i padrejtë për këtë shtresë të mesme e cila siç më thonë profesionistët nga avokatë e noterë deri tek profesionet digjitale si programues janë duke mbyllur masivisht bizneset e tyre apo janë në plane për t’i transferuar jashtë ato.. ky është sistem i padrejtë që është ndërtuar në këto 10 vite. Sistem i padrejtë ekonomik, i cili që e taton. sa çdo gjë tjetër. Që e taton në mënyrë të padrejtë shtresën e mesme që dje ka rritur taksat për familjet, për shtresën e mesme, për bizneset. Nesër do t’i rrisë studentët, për fermerët. Kushdo, sot mund të jetë pre e një tatimi të padrejtë. Prandaj kjo nuk është betejë thjesht për një taksë. Kjo është një betejë për punën, një betejë për shtresën e mesme. Kjo është një betejë që e ndjejnë që tatimi i padrejtë është duke i Ndërkohë që një pakicë janë duke u favorizuar. Gjatë kësaj kohe kam qenë në një diskutim të hapur me profesionistët e lirë. dhe këtë javë do të vazhdojmë ta tkohemi dhe të koordinojmë përpjekjet.që në 18 qershor të kemi një prezantim gjithëpërfshirës. Për të treguar se si kjo taksë po e penalizon këtë shtresë; shtresën e mendimit, shtresën e profesioneve.

[ad_2]

Source link

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert