Studimi: Simptomat e këtij varianti të Covid zgjasin më pak se “Delta”

[ad_1]

Sëmundja e shkaktuar nga varianti Omicron është mesatarisht rreth dy ditë më e shkurtër se varianti delta – sipas një studimi të madh të kryer mes britanikëve të vaksinuar, të cilët regjistruan simptomat e tyre në aplikacionin për COVID.

“Një paraqitje më e shkurtër e simptomave sugjeron, ndërsa pritet konfirmimi i studimit të ngarkesës virale, se periudha e infektimit mund të jetë më e shkurtër, duke ndikuar në politikat shëndetësore në vendin e punës dhe udhëzimet e shëndetit publik”, shkruajnë autorët e studimit.

Bazuar në aplikacionin ‘Zoe COVID Study’, i cili mbledh të dhëna për simptomat e raportuara nga vetë pacientët, studimi zbuloi gjithashtu se infeksioni simptomatik i Omicron kishte 25 për qind më pak gjasa të çonte në shtrimin në spital në krahasim me variantin Delta.

Edhe pse dihet se Omicron në parim shkakton sëmundje më të lehta, studimi është unik në analizën e tij të detajuar dhe në faktin se ai u krye vetëm midis vullnetarëve të vaksinuar.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *