Spanja të fut frikën, jemi të paralajmëruar / “Furia e kuqe” lë Majorkën dhe mbërrin në Gjermani

[ad_1]

Postuar: Qershor 10, 2024 | 15:52

Dy minuta lojë në Majorka kundër Irlandës së Veriut dhe Spanja e sheh veten në disavantazh! Gjysmë ore më vonë askush nuk mbante mend ato pesë minuta të para kur Balard i jepte epërsinë e përkohshme ishullorëve.

spanja

Sepse në vetëm 35 minuta lojë Spanja përmbysi gjithçka, duke shënuar katër herë. “Pokerit” të pjesës së parë iu shtua dhe goli i pestë nga Ojarzabal pas një ore lojë duke vulosur suksesin e thellë 5-1. E udhëhequr nga dyshja e Barcelonës Pedri (autor i një dygolëshi) dhe Lamine Jamal, “Furia e kuqe” ka vendosur diktatin e saj, duke dhuruar një tjetër paraqitje mbresëlënëse e bashkë me të dhe kandidaturën për të bërë rrugë të gjatë në “Euro 2024”. Spanja ka paralajmëruar të gjithë rivalët e saj, duke përfshirë dhe Shqipërinë se në Dyseldorf do të jetë një provë zjarri për ne. Dy miqësore, dy fitore (sikurse dhe kuqezinjtë tanë dhe Kroacia) dhe një valixhe me gola për Spanjën (10), pesë kundër Andorrës dhe 5 kundër Irlandës së Veriut.

Për të përkufizuar Spanjën ja vlen të marrësh në konsideratë deklaratën e trajnerit të Irlandës së Veriut në fund të takimit. Majkëll O’Nil duke folur për mediat ishte i qartë: “Spanja dhe loja e saj janë një pikë referimi në futbollin aktual. Jam i bindur se ata (Spanja) shkojnë në Gjermani me besimin se mund të fitojnë kampionatin europian. Dhe mendoj se kanë mjaft të drejtë parë lojën e tyre, organizimin dhe talentin”.

NË GJERMANI – Me të përfunduar “detyrimet”, kombëtarja spanjolle ka lënë Majorkën dhe ka zbarkuar në Dunaueshingen në Pyllin e zi në Gjermani ku ka ngritur kampin e saj stërvitor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”









[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *