Një bekim për ne, suksesi ishte edhe çështje emocionale

[ad_1]

Pablo Zabaleta ka pranuar se nuk e priste që të ishte pjesë e stafit të Silvinjos, kur ky i fundit nisi kontaktet me drejtuesit e FSHF-së për postin e trajnerit të Shqipërisë. Krahu i djathtë i trajnerit të kuqezinjve, ka zbuluar në një rrëfim të gjatë për “The coaches voice”, se si nisi gjithçka që po kulmon me pjesëmarrjen në Euro 2024 në pankinën e Shqipërisë.

Zabaleta2-1024x585

RRËFIMI I PABLO ZABALETËS

“Isha në Kupën e Botës në Katar duke punuar si komentator për BBC, kur mora një mesazh në ËhatsApp nga Silvinjo.

“Si je? Kam një intervistë me Federatën Shqiptare në ditët në vijim për postin e trajnerit. Nëse unë jam i zgjedhuri, kam mbështetjen tënde.”

Silvinjo dhe unë kemi një miqësi të madhe prej shumë vitesh. Ne u takuam për herë të parë në Mançester në vitin 2009. Ai u largua nga Barcelona atë verë për të nënshkruar një sezon me Mançester Sitin dhe unë kisha qenë tashmë në atë klub prej një viti. Kisha ardhur nga Espanjoli.

Lindi një marrëdhënie shumë spontane. Unë isha shumë më i ri se ai: isha 23 vjeç. Silvio, 34. Ne përputheshim në shumë gjëra, për shembull, në mëngjes. Ne ishim nga të paktët lojtarë që e nisnim ditën herët. Gjithashtu ndikoi që Silvio më parë kishte pasur një marrëdhënie shumë të mirë me bashkëlojtarët e tij argjentinas. Lionel Mesi te Barcelona dhe gjatë kohës së tij te Selta Vigo me Gustavo Lopez, Eduardo Berizo, Pablo Kavajero.

Kjo është arsyeja pse ai flet spanjisht me një theks argjentinas.

Gjatë asaj kohe bashkë në Mançester, madje kemi jetuar shumë afër, në periferi të qytetit. Pothuajse çdo të diel, Silvios i pëlqente të bënte pica dhe atje më ftonte në shtëpinë e tij, me lojtarët brazilianë që ishin te Liverpuli, Fabio Aurelio dhe Lukas Leiva.

Kështu mes të dyve lindi një miqësi shumë e mirë, e cila ka mbetur e paprekur, ndonëse pasi luajtëm së bashku për një vit te Siti, secili prej nesh shkoi në rrugë të ndryshme. Sa herë që koinçidonim diku, takoheshim. Gjithashtu kur Silvio, si anëtar i stafit të trajnerit Tite te Brazili, shkonte në Angli për të parë një lojtar brazilian në Premier Ligë. Ai kalonte nga shtëpia ime dhe qëndronte aty.

Megjithatë, nuk e prisja mesazhin e tij. Ishte një surprizë e plotë për mua, por sigurisht që thashë po.

Manchester City's Brazilian defender Syl

Të nesërmen, në dhomën e hotelit dhe ende duke mos ditur nëse Silvinjo do të zgjidhej apo jo për postin e trajnerit, nisa të shikoja videot e ndeshjeve të Shqipërisë. Ndaj kisha një punë të dyfishtë: me BBC-në për ndeshjet e kombëtares së Argjentinës dhe në mëngjes duke parë video të Shqipërisë.

Me mesazhin e Silvios në Kupën e Botës në Katar, ndjeva vërtet se kishte ardhur koha për të filluar etapën time të re: stërvitjen.

Gjithçka filloi në vitin 2020. Përfundova kontratën me Uest Hamin në qershor dhe shkova me familjen për të jetuar në Barcelonë. Në moshën 35-vjeçare ndihesha mirë fizikisht, pa asnjë lloj dëmtimi, por edhe muajt e fundit me Uest Ham kishte filluar të më kalonte në mendje ideja për t’u larguar nga futbolli. Edhe pse nuk ishte një vendim përfundimtar, ajo që ishte e qartë për mua ishte se po largohesha nga Anglia. Atje kisha kaluar nëntë vjet te Siti dhe tre te Uest Hem.

Por atë verë të 2020-ës ishte pandemia. Dhe për këtë, duke shtuar faktin se nuk u shfaq asgjë që mund të më bindte të vazhdoja të luaja, më çoi të merrja vendimin.

Një mëngjes u zgjova dhe i thashë Kristel, gruas sime: “Unë kam përjetuar tashmë gjithçka që kisha ëndërruar në çdo moment, të jetoja si futbollist. Nuk ka asgjë që mund të më zgjojë përsëri për të vazhduar të luaj.”

Ajo më shikoi dhe më pyeti: “A je i sigurt?”

E di pse ajo më pyeti në këtë mënyrë, sepse nuk është e lehtë të ndalosh së luajturi kur ende mendon se mund të vazhdosh, por nuk kisha asnjë dyshim.

“Po, pikë. Mbaroi”.

Vendosa të tërhiqem – e bëra publike në tetor 2020 – që të filloja të mendoja për të qenë trajner. Për këtë, gjëja e parë ishte që të merrja licencën nga Federata Spanjolle, në kursin UEFA Pro. Më pas, e kisha menduar që të shkoja të shihja stërvitjet e disa trajnerëve që kisha pasur si lojtar.

Megjithatë, ishte një vit i vështirë, sepse në sezonin 2020/21 praktikisht nuk mund të shkonit në asnjë seancë stërvitore apo në asnjë lojë për arsye sigurie me pandeminë. Në fund të sezonit, mundësia për të shkuar për të parë disa stërvitje ishte e hapur, por duhej bërë një PCR. Kjo më bëri të më vriste ndërgjegja, në rast se mund të ndodhte diçka më vonë. Domethënë, në rast se kishte ndonjë infektim.

Pra, praktikisht u desh të jem në Barcelonë gjatë gjithë vitit. Njëqind për qind i kushtuar fëmijëve të mi: Asier, 9 vjeç dhe Julen, 5.

Kur je lojtar, futbolli shpesh të largon nga familja me kaq shumë udhëtime, ndeshje dhe grumbullime. Nuk është e lehtë të luash rolin e babait, por aq më pak si trajner, sepse ndonjëherë duhet të shkosh diku për të jetuar vetëm. E kam parë te shumë prej trajnerëve që kam pasur si lojtar.

Gjatë kohës që isha në shtëpi, munda të sillesha si një baba normal. Çuarja e tyre në shkollë çdo mëngjes, në aktivitetet e tyre jashtëshkollore pasditeve, për të parë ndonjë aktivitet që kishin në shkollë… Gjithashtu në ndeshjet e tyre të futbollit.

Ato dy vite tranzicioni, pasi dola në pension dhe para se të filloja të punoja në një staf teknik, ishin dy vite shumë të bukura për t’i shijuar praktikisht fëmijët e mi gjatë gjithë kohës.

Që kur kam filluar me Silvion në Shqipëri, mund të vazhdoj të jetoj në Barcelonë dhe të kaloj kohë me ta, por që tani kam filluar të humbas gjëra të rëndësishme. Sidomos kur gjithçka ka shkuar kaq shpejt në një kohë kaq të shkurtër.

Nuk ishte e lehtë të merrje një ekip kur e di se ke një grup të vështirë kualifikues për Euro 2024. Polonia dhe Republika Çeke, pa dyshim, e fillonin si favoritë të qartë. Por mendoj se kur bëmë analizën e ekipit në janar 2023, pamë potencial të rëndësishëm te lojtarët e rinj.

Çfarë dua të them me këtë? Ka një brez shumë të rëndësishëm që emigroi nga Shqipëria 30 vite më parë, dhe fëmijët i kanë lindur jashtë. Të gjithë ata fëmijë, sot për sot, kanë zgjedhur të vijnë të luajnë dhe të përfaqësojnë vendin që është toka e prindërve të tyre. Kështu, në Kombëtare ka edhe një çështje shumë emocionale dhe një ndjenjë të madhe përkatësie për shumë nga këta djem.

Zabaleta1-1024x585

Më pas, kur pamë që kishte një grup lojtarësh të rëndësishëm dhe u bindëm se kishim mundësinë për t’u kualifikuar në Europian. Sigurisht, nëse më do më pyesnin përpara se të fillonim fazën kualifikuese nëse do të përfundonim të parët, nuk e di nëse ishim kaq optimistë. Por ne donim të paktën të luftonim për një vend, dhe po: përfunduam duke fituar grupin, duke luajtur realisht shumë mirë.

Kemi bërë një punë realisht shumë të mirë dhe bëmë një komb ta gëzojë, gjë që është edhe emocionale, sepse është Europiani i dytë që Shqipëria ka përjetuar në historinë e saj.

Si staf stërvitor, praktikisht të gjithë amerikano-jugorë, do të përjetojmë një Kampionat Europian, që është si një bekim për ne. Për skenën në Gjermani, stadiumet dhe gjithçka që përfshin një Kampionat Europian, është praktikisht gjëja më e afërt me atë që përjetohet në një Botëror.

Mesazhi është se ne të gjithë do të jetojmë ëndrrën e Eurooianit me përgjegjësinë që meriton. Jemi të përgatitur për të garuar maksimalisht, siç e thamë që nga dita e parë që mbërritëm, sepse kemi një grup të komplikuar: Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Por unë mendoj se duhet të shkojmë me ëndrrën dhe dëshirën që meriton një Europian, të konkurrojmë dhe të jetojmë sipas asaj që kërkon një kompeticion si ky.

Në planin individual, këtë fazë të re si trajner e përballoj me të njëjtin entuziazëm si kur fillova të luaja, por jam edhe i vetëdijshëm që kam njëzet herë më shumë përgjegjësi.

Kur jam në grumbullim, punoj praktikisht gjithë ditën. Filloj në dhjetë të mëngjesit me video, duke u ulur pranë analistit, duke parë çdo stërvitje, çdo ndeshje, duke filtruar shumë informacion tek Silvinjo… Ka një nivel përgjegjësie dhe një ngarkesë pune që nuk ekzistonte si futbollist. . Ky është një ndryshim shumë i madh nga jeta si futbollist, por më pëlqen.

Të gjithë ne që kemi mundësinë të kënaqemi dhe të punojmë në një profesion që na pëlqen, mund t’i kushtojmë të gjitha orët që janë të nevojshme gjatë ditës.

Sinqerisht, nuk më ka munguar asgjë kur ndalova së luajturi dhe fillova të mendoj si trajner. Në asnjë moment nuk kam pasur ndjenjën se jam penduar.

Nuk e di sa larg do të shkoj, por jam plot energji për të shfrytëzuar dhe shijuar nga çdo sekondë në maksimum. Ajo kohë e rëndësishme me Asier dhe Julen më ndihmoi të rinovoja forcën time për ta jetuar plotësisht këtë fazë të re për mua”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”









[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *