​Ngjarjet e datës 11 qershor

[ad_1]

Mbahet samiti “The Western Balkans 2024”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti, Matteo Renzi ish-kryeministri i Italisë,  Liburn Aliu ministër i Mjedisit, George Robertson ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jeffrey Hovenier ambasador i SHBA-së në Kosovë, Tomas Szunyog shef i Zyrës së BE-së në Kosovë. (Hotel Emerald” Prishtinë, ora 09:50)

Lëvizja FOL organizon konferencën “Sfidat e zbatimit të Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ku do të prezantohen gjetjet e raportit “Informimi dhe perceptimi i qytetarëve lidhur me paraqitjen e ankesave disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 10:00)

Instituti GAP organizon diskutim në tryezën “Nevoja për themelimin e një Institucioni të Pavarur Fiskal në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora: 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Deçanit. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan, ora 10:00)

Mbahet debati publik “Efiçenca dhe transparenca e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Kosovë?” (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës hapet ekspozita “KFOR and Kosova +25”. (Muzeu Kombëtar Prishtinë, ora 12:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2023. Të ftuar: Bordi i RTK-së dhe drejtori i përgjithshëm i RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 12:00)

Filarmonia e Kosovës mban koncert me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. (Salla e Madhe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, ora 20:00)

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *