Meta: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që i parapriu shpalljes të Pavarësisë së Shqipërisë, do të mbetet përjetë një vepër e gjallë frymëzuese

[ad_1]

Në një postim në Facebol. Presidenti i PL, Ilir Meta shkruan se lidhja Shqiptare e Prizrenit, që i parapriu shpalljes të Pavarësisë së Shqipërisë, do të mbetet përjetë një vepër e gjallë frymëzuese në përpjekjet e shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit.

Ilir Meta:

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që i parapriu shpalljes të Pavarësisë së Shqipërisë, do të mbetet përjetë një vepër e gjallë frymëzuese në përpjekjet e shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit.

Kjo ngjarje e rëndësishme dhe e paharruar historike, na kujton gjithmonë rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare, fuqizimit dhe lartësimit të arritjeve të deritanishme të Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve në rajon, për të mbrojtur të ardhmen tonë europiane nga çdo ide apo projekt shovinist që synon përçarjen mes nesh, shpopullimin dramatik dhe aneksimin e trojeve shqiptare.

Mirënjohje të jashtëzakonshme për udhëheqësit vizionarë e legjendarë, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sulejman Vokshin dhe të gjithë burrat e mençur dhe atdhetarë, të cilët sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës dhe të mbarë kombit tonë.

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *