Mësohet sa do t’i mungojë Lewandowski Polonisë në Euro 2024

[ad_1]

Sulmuesi i Polonisë, Robert Lewandowski do të mungojë në ndeshjen hapëse të kombëtares së tij në Kampionatin Evropian Euro 2024 kundër Holandës të dielën, pasi që pësoi një lëndim së fundmi, ka thënë Federata Polake e Futbollit.

Sulmuesi i Barcelonës u lëndua gjatë fitores 2:1 të Polonisë kundër Turqisë mbrëmë.

Federata Polake e Futbollit tha se ata do të bëjnë gjithçka për tu siguruar që Lewandowski mund të luajë në ndeshjen e dytë të Euro 2024 kundër Austrisë.

“Lewandowski pësoi një këputje të muskulit biceps femoris, gjë që do ta përjashtojë atë nga ndeshja e parë e turneut”, shkruante në komunikatën e federatës.

Polonia e nis Euro 2024 kundër Holandës në Grupin D, më pas luan me Austrinë më 21 qershor dhe Francën më 25 qershor.

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *