Mashtronin nxënësit me bursa, në hetim drejtoresha e “Qemal Stafa” dhe një tjetër

[ad_1]

Një rast skandali që rrjedh nga zyrat e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë është zbuluar së fundmi, ku në hetim janë vënë një zyrtare arsimore në nivel vendor, e identifikuar me emrin Valentina Lamaj dhe drejtoresha e gjimazit Klotilda Jaupi.

Lamaj dhe Jaupi kanë bashkëpunuar në një skemë mashtrimi me bursa studimi ndaj nxënësve, për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dyja janë vënë në hetim nga autoritetet.

Bëhet fjalë për një projekt të ashtuquajtur “Let’s Talk Together About US24”, i cili pretendohej se ishte ngritur nga zyrtarja arsimore, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Por e vërteta u zbulua shumë shpejt.

Fillimisht ishte ambasada amerikane, e cila doli me një deklaratë zyrtare dhe bëri me dije se kishin zbuluar një skemë mashtrimi, duke këshilluar po ashtu qytetarët që të mos bien pre e këtyre skemave pasi nuk kanë asnjë lidhje me ta.

“Ambasada e SHBA është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese. U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën,” njofton ambasada e SHBA.

Pas reagimit të Ambasadës, Policia e Shtetit doli me njoftim zyrtar duke bërë me dije se shtëpia e zyrtares së arrestuar, Valentina Lamaj dhe e bashkëpunëtores së saj drejtoreshës së gjimnazit, Klotilda Jaupi ishte kontrolluar nga uniformat blu. Sipas Policisë, Lamaj së bashku me persona të tjerë kishin krijuar një rrjet mashtrimi duke falsifikuar dokumente, me pretendimin se do u jepnin të rinjve bursa për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Departamenti i Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, hetime të përbashkëta me zyrtarë të zbatimit të ligjit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për zbulimin dhe goditjen e një skeme mashtrimi për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për studime në SHBA. Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës, për ushtrimin e kontrollit në banesën e shtetases V. L., zyrtare arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit. Shtetasja V. L. është vënë në hetim, bashkë me shtetasen K. J., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke falsifikuar dokumente, për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për të studiuar në universitetet e SHBA-së, nëpërmjet projektit të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë skemë mashtrimi,” bën me dije Policia.

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *