Lordi Robertson vjen në Kosovë për 25 vjetorin e çlirimit

[ad_1]

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka pritur në Aeroportin “Adem Jashari”, ish-ministrin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Lordin George Robertson, i cili pozitën e mbante gjatë së luftës në Kosovë, ku Mbretëria e Bashkuar kishte rol të rëndësishëm në ndërhyrjen e NATO-s.

“Në orët e vona të mbrëmjes, sapo prita në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lordin George Robertson. Gjatë luftës në Kosovë ai ishte Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa menjëherë pas luftës,  Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm.Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *