Lewandowski lëndohet në miqësoren e fundit para Evropianit

[ad_1]

Sulmuesit Robert Lewandowski dhe Karoil Swiderski janë lënduar të hënën mbrëma në fitoren 2:1 të Polonisë ndaj Turqisë.

Lewandowski asistoi për Swiderskin në golin e parë të shënuar në minutën e 12-të. Gjatë festës, Swiderski lëndoi nyjën dhe u zëvendësua.

Kapiteni Lewandowski, golashënuesi më i mirë në histori të Polonisë, luajti deri në minutën e 32-të kur lëndoi këmbën e djathtë dhe u zëvendësua. 

Lëndimi i dyfishtë ishte makth tjetër për Poloninë. Arkadiusz Milik është dashur të luaj në sulm me Lewën, por ai lëndoi gjurin e majtë të premten në miqësore ndaj Ukrainës. Milik u kthye te Juventusi dhe pati një operacion të suksesshëm në gju të hënën.

Lewandowski dhe Swiderski kanë kohë deri të dielën që të rikuperohen. Polonia nis Evropianin me ndeshjen ndaj Holandës në Hamburg.

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *