Kurti: 25-vjet më parë u shuan shpresat e politikës serbe për zbrazjen e Kosovës

0

[ad_1]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se 25 vjet më parë ishin shuar shpresat e politikës serbe për ta zbrazur Kosovën.

Gjatë një fjalimi në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, Kurti ka thënë se atëkohë populli i Kosovës po i përjetonte ditët e fundit të luftës dhe ditët e para të çlirimit.

“Sikur sot një çerek shekulli më parë, më 10 qershor 1999 NATO i dha fund fushatës së bombardimeve mbi Jugosllavi pas 78 ditësh bombardimeve. Në Nju Jork Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara e miratoi Rezolutën 1244 me të cilën autorizonte vendosjen e një force ushtarake e civile në Kosovë…Me këtë u shuan edhe shpresat e politikës së shtetit të Serbisë që plani I tyre i gjenocidit përmes operacionit ‘patkoi’ të kishte të paktën pjesërisht sukses për zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët vendas”, ka theksyar Kurti.

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se përvjetorët si ky ofron një mundësi për të reflektuar për proceset dhe vendimet që i dhanë formë shtetit tonë.

“25 vjet më parë, pikërisht më 12 qershor 1999, Kosova doli nga rrënojat e konfliktit dhe shtypjes, duke hapur një faqe të re, duke dalë në dritën e lirisë dhe të respektit. Ndërsa, jemi bashkë këtu në këtë konferencë kushtuar 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, është thelbësore që të reflektojmë mbi udhëtimin që në solli në këtë moment historik”, është shprehur ai.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu me këtë rast ka uruar që Kosova të ketë ditë edhe më të bardha në të ardhmen.

“Uroj që shqiptarët në Ballkanin perëndimor të kenë një mirëkuptim mes njëri tjetrit dhe të mendojnë më shumë për të ardhmen duke mos harruar”, ka theksuar Moisiu.

Ndërkaq, kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja ka thënë se askush nuk e konteston se lufta për Kosovën bëri një ndryshim thelbësor në mënyrën e konceptimit të lirisë së popujve, demokracisë dhe vetadministirmit.

“Këtë bindje ma luhat një fakt i çuditshëm, çlirimi i Kosovës ndodhi në ditën e Lidhjes së Prizrenit, thash nuk i besoj koincidencës por i besoj një fakti shumë të ngulitur në vetëdije se dy shekujt e shkuar bënë kombin dhe shtetet tona. Lidhja e Prizrenit bëri kombin shqiptar, shekulli 20 bëri dy shtetet tona, shekulli 21 ende nuk e ka thënë për ne fjalën e fundit“, është shprehur Kraja. 

Aktivitet për shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës kanë nisur nga data 8 qershor e që do të zgjasin deri më 21 qershor. Në kuadër të saj, më 12 qershor do të mbahet seancë solemne në Kuvendin e Kosovës dhe parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

[ad_2]

Source link

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert