Itali, të duhet ritëm të shtunën!

[ad_1]

Fabio Kapelo është nga ata që nuk e “kafshojnë gjuhën” kur flasin. Pas miqësores me Bosnjën, ku Italia fitoi 1-0, ishtrajneri i shquar ka dhënë gjykimin e tij për skuadrën e Spaletit, duke theksuar se prej së shtunës i duhet tjetër ritëm dhe kurajë.14_49_09_2022122414485838710_original_am-lJa dhe opinioni i plotë i Kapelos për “Gazetta dello Sport”: Fitorja 1-0 kundër Bosnjës na bën të udhëtojmë për në Gjermani me disa qartësi në “valixhe”: do ta mbrojmë trofeun e fituar në 2021-shin me një Donaruma në formatin “Wembley” dhe me një Fratezi më shumë në motor, gjithmonë gati të godasë, si titullar apo nga stoli. Por pjesa tjetër lë hapësirë për reflektim. Sepse është e vërtetë që të fitosh të ndihmon të fitosh, por më pak se një javë nga debutimi në Europian kam përshtypjen se kjo Itali është ende një kantier i hapur. Spaleti ka pasur pak kohë për të krijuar një kombëtare sipas stilit të tij dhe në testin me Bosnjën u pa qartë: nuk ka ende një lojë të kodifikuar. Lojtarët u shprehën më shumë me tentativa se me një manovër fluide, koordinimi mbrojtës jo gjithmonë funksionoi si duhet dhe pati momente shpërqendrimi, ku rrezikuam të pësonim gol. Vetëm Donaruma në formë të mirë evitoi befasinë me dy ndërhyrje shpëtimtare, nga një në çdo pjesë.

RITMI – Ritmi i Italisë kundër Bosnjës, – në të njëjtën mënyrë edhe në miqësoren tjetër me Turqinë, – nuk është ende ai i për një turne të madh ndërkombëtar. Ngritja e rimit është “misioni” i parë që duhet çuar në fund para debutimit në Europian të shtunën kundër Shqipërisë. Sepse nga tani është serioze: përballemi me kundërshtarë që luajnë shumë më shpejt nga ajo çfarë ka bërë Italia në këto teste. Do të kemi përballë rivalë të uritur për sukses, gati të na godasin në gabimin e parë. Në këto kushte, duhet një Itali më kurajoze se ajo ndaj Bosnjës, ku vertikalizimet ishin “mall i rrallë”.

Pak ndryshime fushë (diçka u pa me futjen e Dimarkos). Mbi të gjitha, një skuadër pak krijuese, në driblime, një kundër një: me përjashtim të Kiezës, “Axurrët” duken shumë të ndrojtur në marrjen e iniciativës për të kaluar kundërshtarin. Dhe me një qasje kaq të kujdesshme rrezikon të mos shkosh larg. Prej së shtunës do të duhet dëshirë për të goditur: kemi kualitetin dhe trajnerin për t’ia dalë, presim me besim. Baza mbi të cilën mund të ndërtohet nuk mungon, sepse Donaruma tregoi se është në lartësinë e duhur. Ai ishte një kolonë e Italisë kampione Europe në 2021- shin dhe mund të jetë edhe në Gjermani. Përpara tij është një mbrojtje që duhet “regjistruar”.

Dëmtimi i Açerbit është një humbje e madhe, Spaletit i mungon një lider në gjendje të udhëheqë repartin, siç mund të bënte interisti. Mes Turqisë dhe Bosnjës trajneri ka bërë eksperimente, duke xhiruar lojtarët. Nuk kemi pësuar gol dhe ky është një aspekt që do të pompojë besim në kokën dhe këmbët e lojtarëve, por duhen reduktuar në minimum shpërqendrimet që u panë të dielën.

SULMI – Në sulm Skamaka tregoi atë që mund të bëjë kur loja të bëhet serioze: ka një sens të jashtëzakonshëm të pozicionimit, ka shpejtësi në gjuajtje dhe nëse shërbehet mirë nga shokët, mund të bëjë gjëra të mira. Kieza duhet riparë: Spaleti e ka afruar me portën për të lejuar të hyjë më shumë në aksionet sulmuese. Asisti me Bosnjën është një sinjal shumë i mirë, por nevojitet më shumë edhe prej tij. Fratezi është lojtari që të gjithë trajnerët do ta donin: është dinamik, ka aftësi depërtimi dhe e njeh portën.

Mbi të gjitha kjo Itali duhet të rritet në mesfushë. Rikthimi i Barelës mund t’ia ndryshojë fytyrën kësaj skuadre, duke i dhënë vertikalitetin e munguar kundër Bosnjës. Duhet të jemi të kënaqur me rezultatin dhe të kemi besim. Mund të përmirësohemi dhe nëse ia dalim në kaq pak kohë, do të argëtohemi. “Top player”-i është në stol: nga trajneri mund të presim modelimin e një kombëtareje në pak muaj dhe kjo do të ishte arritje. Spaleti ishte i zoti për kualifikimin në Europian dhe në transmetimin e shpejtë të ideve të tij te grupi. Nëse lojtarët e ndjekin, duke treguar më shumë kurajë, mund të ëndërrojmë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”









[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *