Hedhja e gazit lotsjellës në protestë/ Këlliçi dënonë aktin: Kjo është sjellje barbare ndaj qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes

[ad_1]

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka reaguar në lidhje me hedhjen gazit lotsjellës ndaj protestuesve sot para bashkisë së Tiranës.

Ai është shprehur se kjo është sjellje barbare ndaj qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes. Ai më tej shtoi se banda 5D do marrë përgjigjen e merituar në protestën e rradhës.

“Dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, e ka një emër dhe një fytyrë!!! Përpos porositësit të dhunës që e dimë që është pronari faktik i inceneratorit, ju lutem na dërgoni informacion për emrin e policit bandit që shihni në foto, i cili sot në një akt të pashembullt urrejtje, goditi dhe helmoi zyrtarët e Partisë Demokratike me urdhër politik!

Kjo sjellje barbare e Policisë ndaj qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes së qindra milionë eurove nga Erion Veliaj dhe banda 5D, do marë përgjigjen e merituar në protestën e rradhës,” shkruan Këlliçi.

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *