Dy të arrestuar, dyshohet se e mbajtën në lokal dhe e rrahën një person

[ad_1]

Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi të njëjtit dyshohet se e kanë mbajtur në një lokal një person, ku edhe e kanë rrahur.

Policia njofton se ai ka pësuar lëndime trupore, ku ka pranuar edhe trajtim mjekësor, ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj tij ishte kryer vepra e lartcekur nga dy të dyshuar të panjohur, ku dyshohet se të njëjtin e kishin mbajtur në një lokal dhe kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Viktima kishte pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti kishte pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e Policisë./21Media

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *