Mauro Icardi sërish në qendër të skandalit për tradhti

July 3, 2026


Shprehja popullore “vesi del me shpirtin” duket se i përshtatet më së miri situatës së fundit që po përfshin sulmuesin argjentinas Mauro Icardi, i cili është rikthyer sërish në qendër të mediave rozë për jetën e tij private.

Sipas raportimeve, 33-vjeçari është përballur me një krizë në marrëdhënien e tij me modelen China Suárez, me të cilën ishte lidhur që nga fillimi i vitit 2025. Shkak i përçarjes dyshohet të jenë disa mesazhe të zbuluara në telefonin e tij me një tjetër modele, çka ka nxitur tensione mes çiftit.

Pavarësisht përpjekjeve të Icardit për të qetësuar situatën dhe për të rikthyer marrëdhënien, burime pranë çiftit bëjnë me dije se lidhja mes tyre mund të ketë marrë fund.

Icardi, i cili më herët ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e tij private dhe martesën e bujshme me Wanda Nara, duket se po përballet sërish me një situatë të ngjashme me të kaluarën, duke rikthyer në fokus historinë e tij të trazuar sentimentale.

Sulmuesi aktual i Galatasaray nuk ka reaguar publikisht mbi këto zhvillime, ndërsa situata mbetet e paqartë për të ardhmen e raportit të tij me modelen argjentinase.




Source link