Pas deklaratës, Dafina thumbon motrën?

June 1, 2026


Vetëm një javë pas rikthimit të saj në muzikë me një projekt të ri, Besa Tafari ka vendosur të flasë hapur në një rrëfim mjaft të pritshëm për “Prive By Liberta Spahiu.

Për më shumë se dy dekada, marrëdhënia mes saj dhe motrës së saj, Dafina Zeqirit, ishte e rrethuar nga thashethemet për një raport mjaft të ftohtë. Prania e Besës në dasmën e yllit të pop-it u duk se i fshiu këto zëra, duke u komentuar gjatë si një ribashkim përrallor.

Gjatë intervistës, fjalët e Besës ishin sa të matura, aq edhe prekëse. Ajo tregoi një dashuri për të motrën, duke u shprehur e emocionuar:

“E respektoj dhe e dua pafund. Nëse dikush më merr në telefon nesër dhe më thotë se motrës sime i duhet një veshkë, unë do të isha e para që do t’ia jepja”.

Megjithatë, ajo sqaroi se sot të dyja kanë jetët dhe familjet e tyre të vogla, duke ndjekur rrugë të ndryshme. Por, përtej fjalëve të bukura, një detaj që nuk u shpëton kurrë syve të mprehtë të publikut është se motrat nuk ndiqen as në Instagram, gjë që dëshmon se krisja mes tyre vazhdon të mbetet aktive edhe në botën digjitale.

Pikërisht pas kësaj daljeje publike, ku Besa u tregua mjaft e ngrohtë, ka ardhur një reagim i Dafinës dhe ndjekësit menjëherë e interpretuan si reagim indirekt ndaj motrës.

Dafina ka shpërndarë një status në Threads me një mesazh mjaft të fortë:

“Një person që ka gjithmonë nevojë për një audiencë, në fund do të fillojë të bëjë performancë në vend që të jetojë të vërtetën.”

Përkundër faktit që Besa foli me nota kaq pozitive dhe tregoi hapur dashurinë e motrës, ky status i Dafinës u interpretua menjëherë nga të gjithë si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj saj. Ndjekësit janë të bindur se Dafina po i konsideron deklaratat e Besës thjesht si një “shfaqje për sytë e publikut” dhe jo si një ndjenjë të sinqertë, duke lënë të kuptohet se paqja e dasmës nuk ka mjaftuar për të shkrirë akullin mes tyre.




Source link