Pandora i ndryshon jetën Roelit? Reagimi i nënës së Shpat Kasapit po bën xhiron e rrjetit (FOTO)

May 26, 2026

Pas rrëfimit prekës të Pandora në emisionin 1 Kafe me Labin, ku zbuloi mbështetjen e saj për djalin e të ndjerit Shpat Kasapi, reagimet emocionuese nuk kanë të ndalur.

Historia e vogëlushit Roel Kasapi, i cili po ndjek terapi të specializuara, si dhe letra publike e Selvije Kasapi, kanë prekur zemrat e mijëra shqiptarëve.

Mes shumë reagimeve, vëmendje të veçantë ka marrë edhe mesazhi i nënës së këngëtarit të ndjerë, Gjylymsere Kasapi.

Përmes një komenti në rrjetet sociale, ajo ka falënderuar publikisht Pandorën për mbështetjen dhe kujdesin që po tregon ndaj nipit të saj dhe Selvijes.

E bukura dhe e dashura Pandora! Jam emocionuar me idenë tënde! Të falënderoj për çdo gjë që bën për Roelin dhe Selvijen, të përqafoj fort”, ka shkruar ajo.

Fjalët e saj kanë emocionuar ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar gjestin human të këngëtares në një periudhë të vështirë për familjen Kasapi.

Kujtojmë se gjatë intervistës së saj, Pandora u shpreh me shumë respekt edhe për Selvijen, duke e cilësuar si një grua jashtëzakonisht të fortë.

Lum ai djalë për nënën që ka”, deklaroi artistja, duke iu referuar përkushtimit të Selvijes ndaj djalit të saj.

Sot, falënderimet e nënës së Shpatit dhe të Selvijes tregojnë se gjesti i Pandorës ka sjellë jo vetëm ndihmë konkrete, por edhe shpresë e mbështetje për familjen në një nga periudhat më të vështira të jetës së tyre.

Source link