Plas sërish në Ferma VIP! Zhaku hipën mbi Ilirin, reagimi i tij ndez menjëherë debatin (VIDEO) – ekskluzivet
Një tjetër situatë e tensionuar është regjistruar në ambientet e jashtme të Ferma VIP, pranë çadrës ku Ilir Shaqiri po kryen dënimin e vendosur nga Agai.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, Zhaku i afrohet Ilirit teksa ai ndodhej i shtrirë dhe për një moment hipën mbi të, veprim që duket se nuk është pritur aspak mirë nga balerini.
I bezdisur nga situata, Iliri ka reaguar menjëherë duke e larguar me duar, ndërsa tensioni mes tyre është rritur brenda pak sekondash.
Pas largimit të Zhakut, debati ka vazhduar në distancë me tone të ashpra dhe shkëmbim fjalësh mes dy banorëve, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të formatit.
Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë fansa po komentojnë se edhe pas masave disiplinore dhe ndëshkimeve të fundit, marrëdhëniet mes fermerëve vazhdojnë të jenë të tensionuara.
Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të sjellë masa të reja nga produksioni apo do të konsiderohet thjesht një debat i radhës brenda fermës.