Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Dolce, ka tërhequr vëmendjen me ndryshimin e fundit në pamjen e saj.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, modelja dhe influencerja shqiptare ka prezantuar modelin e ri të flokëve, duke zgjedhur t’i zgjasë ato me teknikën “extensions”.
Pamja e re e Dolces është komentuar menjëherë nga ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa videoja është shpërndarë gjerësisht edhe nga faqet e mediave rozë.
Ndryshimi në stil duket se është pritur mjaft pozitivisht nga fansat e saj.