Jepet vendimi i ashpër për Ilirin pas përplasjes me Mozën – Arbana lëshon paralajmërimin e fortë (VIDEO) – ekskluzivet

May 26, 2026


Një nga momentet më të tensionuara të këtij edicioni të Ferma VIP ka sjellë edhe një vendim të fortë nga produksioni.

Pas debatit të ashpër me Mimoza Ahmetin dhe gjuhës ofenduese të përdorur gjatë përplasjes, Ilir Shaqiri është ndëshkuar nga Aga me një masë të veçantë disiplinore.

Sipas vendimit të komunikuar gjatë Prime-t, Iliri do të qëndrojë i izoluar në një ambient të ri të improvizuar, ku ka në dispozicion vetëm një krevat dhe një tendë portative në formë shtëpie për t’u mbrojtur nga shiu. Banja ndodhet jashtë, ndërsa janë vendosur edhe disa mjete bazë për nevojat e përditshme.

Vendimi nuk është pritur mirë nga balerini, i cili ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij.

Pse vetëm unë, kur kanë sharë edhe të tjerë?” – është dëgjuar të thotë Iliri, i mërzitur nga masa e marrë ndaj tij.

Ndërkohë, moderatorja Arbana Osmani ka qenë e prerë gjatë komunikimit të vendimit, duke theksuar se ky është një mesazh për të gjithë banorët.

Ky është paralajmërimi i fundit për këdo që shan, ofendon apo kërcënon brenda fermës”, u shpreh Arbana, duke lënë të kuptohet se shkelje të tjera të ngjashme mund të sjellin pasoja edhe më të rënda.

Vendimi ka ndezur menjëherë debat në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e konsiderojnë dënimin të drejtë dhe atyre që mendojnë se rregullat duhet të zbatohen njësoj për të gjithë fermerët.



Source link