Vanesa reagon ashpër pas letrës së Indrit: tregon skemën e produksionit (FOTO)
Pas momentit që tronditi Ferma VIP, ku Indri lexoi live letrën me të cilën i dha fund raportit me të, ka ardhur edhe reagimi i shumëpritur i Vanesa.
Përmes një postimi të gjatë në Instagram, Vanesa ka sqaruar arsyen pse nuk ishte e pranishme në Prime dhe ka bërë deklarata që kanë ndezur menjëherë rrjetin.
Sipas saj, mungesa në studio nuk ishte rastësi, por një vendim i marrë me vetëdije pasi kishte kuptuar paraprakisht se çfarë do të ndodhte gjatë spektaklit.
“Kam qenë e sinqertë që prej fillimit dhe do të jem e tillë deri në fund. Sonte nuk do të jem pjesë e Prime, pasi e kam kuptuar përmbajtjen e letrës, si është ideuar dhe përse më është kërkuar me ngulm të jem prezente,” – shkruan ajo.
Por deklaratat nuk ndalen me kaq.
Vanesa zbulon se disa ditë më parë i ishte kërkuar të përfshihej në një ballafaqim me Klevisa dhe Sara, kërkesë që sipas saj e kishte refuzuar.
“Ditën e premte më është kërkuar të bëj një ballafaqim me Klevisën dhe Sarën dhe, pasi e refuzova një gjë të tillë, më është treguar për ekzistencën e letrës,” – vijon ajo.
Postimi i saj është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët po diskutojnë jo vetëm fundin e raportit me Indrin, por edhe pretendimet e saj për mënyrën se si ishte organizuar e gjithë situata.
Reagimi i Vanesës ka hapur një debat të ri në rrjet, ndërsa fansat presin të shohin nëse do të ketë një përgjigje nga palët e përfshira.
