Ndodh e papritura! Indri ndahet live me Vanesën – Klevisa bën reagimin e papritur (VIDEO) – ekskluzivet
Një nga momentet më të forta të mbrëmjes në Ferma VIP ka ardhur kur Indri lexoi publikisht letrën që i kishte shkruar Vanesa.
Në përmbajtjen e saj, Indri bëri një deklaratë që askush nuk e priste, duke lënë të kuptohet se raporti i tyre kishte marrë fund dhe duke kërkuar ndarjen përmes letrës.
Jo vetëm kaq, por ai u shpreh gjithashtu se nuk kishte pasur kurrë ndjenja të forta për Vanesën, deklaratë që shkaktoi habi të madhe mes fermerëve dhe publikut që po ndiqte Prime-in.
Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori reagimi i Klevisa. Teksa dëgjonte fjalët e Indrit, ajo u pa e habitur dhe e shtangur nga ajo që po dëgjonte.
Edhe banorët e tjerë nuk e fshehën surprizën, pasi deklarata e Indrit erdhi pas ditëve të shumta diskutimesh rreth raportit të tij me Vanesën dhe afrimitetit me Klevisën brenda fermës.
Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa ndjekësit po komentojnë masivisht zhvillimin e fundit që mund të ndryshojë krejtësisht dinamikat mes banorëve.