February 13, 2025
Capture-7.jpg


VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe LSDM kanë arritur marrëveshje që të zgjidhen shtatë anëtarët e Agjencisë për Media, ndërkohë që në këtë Komision me 10 vota “për” dhe pa opozitën shqiptare, e cila e braktisi mbledhjen, i kaloi edhe dy kandidatet që nuk i plotësonin kushtet – Nafije Selmani si përfaqësuese e Alternativës dhe Afrona Vërzivolli, përfaqësuese e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit, shkruan gazeta KOHA.

Dy kandidatet shqiptare i propozoi deputeti i VLEN-it, Rijad Shaqiri, pas dy pauzave me nga 15 minuta, pas konsultimeve shtesë.

Sapo nisi mbledhja, ka qenë deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti ajo që tha se opozita shqiptare nuk do të jetë pjesë e skenarit të shumicës në bashkëpunim me opozitës shqiptare, ndërsa e njëjta e lëshoi mbledhjen bashkë me deputetët tjerë të Frontit Evropian.

Ndryshe, kandidatura e Nafije Selmanit, këshilltare aktuale në Komunën e Çairit nga radhët e Alternativës dhe kryetare e Kryesisë Qendrore të kësaj partie deri në vitin 2021, bie ndesh me nenin nenin 5, alineja 3, që thekson se “anëtarë nuk mund të jetë person që, në 10 vitet e kaluara deri ditën kur është shpallur konkursi, kanë qenë ose janë pjesë e organeve partiake”.

Në ndërkohë, ndryshe nga herët tjera dhe kur bëhet fjalë për media të lira, sot listën e kandidatëve për anëtarë në Agjencinë e Mediave e propozuan përfaqësues të partive, konkretisht tre deputetë nga tri partitë politike – VMRO, VLEN dhe LSDM. (koha.mk)



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *