Postuar: Nëntor 9, 2024 | 21:22
Dita sot është e gjitha për t’u harruar te Mançester Siti, që humbi 2 me 1 përballë Brajton. Një disfatë, që ishte dhe e katërta radhazi për “Qytetarët” në të gjitha kompeticionet.
Ishte Haland që tundi rrjetën fillimisht dhe gjërat u menduan se do të ishin të thjeshta më pas. Asgjë nuk rezultoi ashtu, pasi humbja erdhi.
Asnjëherë nuk kishte ndodhur në kampionatin anglez, që Haland të shënonte dhe Siti të pësonte humbje. 40 fitore dhe 6 barazime ishin grumbulluar në ndeshjet që Haland shënonte.
Kjo tregon ndoshta dhe se problemet te Siti po kthehen mjaft serioze.
PANORAMASPORT.AL