December 9, 2024
4e066bbe-1fb8-4219-b2ee-b06896427306.webp.webp


Portieri i Shqipërisë, Alen Sherri, ka debutuar në Serie A të Italisë. 

Dhe është vlerësuar pozitiv, pasi skuadra e tij Cagliari, fitoi një pikë ndaj Milanit të shtunën, në kuadër të xhiros së 12-të.

Nadir Zortea shënoi për vendësit në minutën e dytë. 

Por një asistim i përkryer i Tijjani Reijnders për Rafael Leaon, bëri që Sherri të mposhtej për herën e parë në minutën e 15-të. 

Portugezi Leao shënoi tjetër gol në minutën e 40-të. 

Cagliari i barazoi shifrat në minutën e 53-të me golin e Gabriele Zappas, kurse Tammy Abraham realizoi për “kuqezinjtë” për 3:2, në minutën e 69-të. 

Një minutë para fundit, Zappa shënoi tjetër gol për t’ia siguruar ekipit të tij një pikë nga ky ballafaqim. 
Milani ka 18 pikë në 11 ndeshje të luajtura, derisa Cagliari në 12 ndeshje ka 10 pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *