October 12, 2024

Propozim ligjin për kulturë që e përgatiti BDI për artistët e Ansamblit Shqiptar e tërhoqi Mickoski

0


Shkup, 21 shtator – Sekretariati për Kulturë pranë Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj rastit të lënjes në rrugë të 33 punonjësve të Ansamblit Shqiptar në Shkup.

Prej aty thonë se artistët po manipulohen nga qeveria aktuale për pikë politike, duke përmendur se ligjin për sistemimin e tyre në punë që e ka përgatitur BDI-ja, tashmë e ka tërhequr kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Reagimi i plotë:

Sekretariati për Kulturë pranë Bashkimit Demokratik për integrim reagon ashpër lidhur me manipulimin dhe gënjeshtrat që kualicioni Vlen, respektivisht zëvendësministri i kulturës Sedat Sulejmani u bëri punonjësve të Ansamblit të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV dhe të gjithë artistëve, tash tre muaj!
Pas anulimeve të të gjitha konkurseve me 28 qershor dhe 5 korrik nga kjo qeveri monoetnike dhe lënjes në rrugë të 33 punonjësve- artistë të ansamblit shqiptar dhe shumë të artistëve në institucione të tjera për shkak të skadimit të kontratave pesë vjeçare të punës, zëvendësministri i kulturës Sedat Sulejmani manipuloi dhe gënjeu publikisht se së shpejti do të bëhen ndryshimet në ligjin për kulturë që punonjësit me kontrata pune pesë vjeçare të punësohen me vendime të përhershme pune, pra me kohë të pacaktuar!
E vërteta është që ky ligj u përgatit në qeverinë e kaluar nga BDI, e morën të gatshëm, e propozuan në Kuvend me datë 13 gusht- seancë që u abulua! Me datë 16 shtator sërish u caktuq seanca e komisionit për kulturë në Kuvend që të miratohet ky ligji me procedurë të përshpejtuar! Këtë ligj përfundimisht e tërhoqi Hristian Mickovski, me datë 18 shtator dhe tani bien në ujë të gjitha akrobacioneve politike të atyre që janë duke shkatërruar të gjitha institucionet kulturore!
Kur nuk keni takat për punë të mëdha, së paku mos bëni politikë me gënjeshtra e mos manipuloni me artistë se na turpëruat!

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *