October 6, 2024

Humbje e pazëvëndësueshme, Këlliçi për ndarjen nga jeta të Bogdanit: Tirana sot humbi një djalë model

0


Politika ka reaguar pas ndarjes së trishtë nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratik,e Gert Bogdani. Drejtuesi politik për qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi shpreh ngushëllimet e tij me anë të një postimi ku shkruan se humbja e Bogdanit është e pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për Partinë Demokratike dhe shoqëri.

Reagimi I Këlliçit:

Jam sinqerisht pa fjalë…!

Ikja e parakohshme e një djali si Gerti, është një humbje e pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij biologjike, por edhe për PD, familjen e tij politike dhe krejt shoqërinë tonë!

Gerti ishte një familjar, politikan dhe qytetar 24 karatësh!

Tirana sot humbi një djalë model!

Qofsh i Parajsës Gert 🙏🏻



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *