FOTO/ Ylber Ramadani i pakalueshëm, mesfushori kuqezi lë pas “yjet” e Napolit
Ylber Ramadani është padiskutim një nga liderën e Leçes. Mesfushori kuqezi ishte protagonist në duelin me Torinon, ku ekipet u ndanë në barazim.
Një sfidë ku Ramadani bëri shumë rikuperime topash dhe zë vendin e parë për këtë javë. Gjithsej ka mundur të bëjë 29 rikuperime topash, duke lënë prapa tij “yjet” e Napolit, si Lobotka apo Anguissa.
Kujtojmë se këtë sezon 28-vjeçari ka luajtur në 5 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës. Gjithsej ka luajtur 436 minuta.