Barça, goditje e rëndë: Dani Olmo të paktën 4-5 javë jashtë
Lajm i keq për Barcelonën. Dani Olmo, i cili pësoi një tendosje muskulore në derbin katalanas ndaj Girona në Montilivi, do të mungojë për disa kohë. Ish-lojtari i Leipzig mori pjesë në fitore, duke shënuar, por u zëvendësua, duke i lënë vendin Eric Garcia.
Në fund të ndeshjes, trajneri Flick ishte i pari që sugjeroi se Dani Olmo kishte disa shqetësime fizike, edhe nëse testet e para zbuluan një problem, pak më parë janë publikuar rezultatet e analizave mjekësore të kryera mëngjesin e sotëm.
Në komunikatën e klubit thuhet: “Testet e kryera këtë të hënë në mëngjes te Dani Olmo zbuluan se sulmuesi i Barcelonës ka dëmtuar bicepsin femoral të këmbës së djathtë. Ai pritet të jetë i padisponueshëm për katër ose pesë javët e ardhshme”.