Rama ndan pamjet, shkolla e re “Llazar Kuli” në Kuçovë hap dyert për nxënësit
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet e shkollës së re “Llazar Kuli” në fshatin Perondi, Kuçovë. Rama u shpreh se ky institucion i arsimit është një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Kuçovës. Në postimin e tij në Facebook, Rama thekson se shkolla e re ka hapur dyert me kushte moderne në fillim të këtij
“MIRËMËNGJES dhe me shkollën e re “Llazar Kuli” në fshatin Perondi, Kuçovë, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Kuçovës, që ka hapur dyert me kushte moderne në fillim të këtij viti shkollor, ju uroj një të diel të qetë”, shkroi Rama në Facebook.