Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës, Ivi Kaso flet për përballjen me Peleshin
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës Ivi Kaso, ka folur pas prezantimit me strukturat e partisë. Ai komenton përballjen me Niko Peleshin dhe gjendjen e strukturave në këtë qark, gjithashtu flet dhe për fatin e PD e cila rrezikon të mbetet me kryetarin e saj në arrest shtëpie gjatë fushatës zgjedhore.
“Sot u mbajtën dy mbledhje të rëndësishme kryesie, njëra me kryesinë e degës së Korçës dhe tjetra me kryesinë e degës së Pogradecit. Besoj se është mirëpritur jo vetëm kandidatura ime si kandidat për drejtues qarku, por mbi të gjitha angazhimi i ri i PD-së për t’i dhënë një imazh të ri procesit të riorganizimit të saj të brendshëm dhe procesit të përgatitjes për betejën e ardhshme zgjedhore për zgjedhjet e Kuvendit. Pashë të gjitha strukturat të motivuara, të cilat, jo vetëm në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, kanë arritur një rezultat të mirë në këtë qark, por mbi të gjitha janë të përkushtuara për të bërë realitet premtimin e madh për të gjithë shqiptarët. Ky premtim vjen nga Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, me qëllim sigurimin e rotacionit politik në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.