Skuadra e Ballkanit prezanton fanellat e reja
Edhe këtë vit, Ballkani ka prezantuar fanellat e reja, për sezoni që tashmë veç se ka filluar.
Kampioni i Kosovës ka prezantuar tre lloje të fanellave, e Portokallta që është fanella vendase, e zeza si fanellë mysafire dhe e bardha e cila është fanella e tretë.
Postimi i plotë:
Dizajn i ri, epokë e re, për suksese të reja
Tifozë të dashur, prezantojmë para jush fanellat e skuadrës për edicionin 2024/25.
Ashtu sikur kemi vepruar nga viti në vit, gjithmonë me elemente të reja por me objektivat e njejta, vazhdojmë bashkë rrugëtimin drejt synimeve për sezonin e ri.
Na priftë e mbara!