![copy-of-copy-of-copy-of-copy-of-copy-of-xl-social-media.png-8-1-7.jpg](https://gazeta-telegram.com/wp-content/uploads/2024/09/copy-of-copy-of-copy-of-copy-of-copy-of-xl-social-media.png-8-1-7.jpg)
Ish-banorja e BBVK, Vesa Vllasaliu është ndër personazhet e diskutuar të mediave rozë. Ndjekësit kanë gjithnjë e më shumë kuriozitet për të dhe jetën e saj, ndaj Vesa krijoi një hapësirë për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të tyre.
Në një intervistë në rrjetet sociale, ndjekësit nuk e lanë të qetë pa e pyetur për risitë në jetën e saj. Kurioziteti më i madh i tyre lidhej me jetën e saj private, nëse ka dikë pranë bukuroshes.
“Unë që s’flas kurrë. Shumë mirë. Jam e lumtur”, u përgjigj Vesa duke nënkuptuar se ndoshta e ka gjetur shpirtin binjak ashtu sikurse është përfolur.
![](https://xl-lifestyle.com/wp-content/uploads/2024/09/img_3918-1-581x1024.jpg)