BBV, pasionet dhe konfirmimi i romancës? Flet Ana Kabashi: “Për ata që nuk e dinë…”
Ana Kabashi ka zhvilluar një pyetësor në rrjetet sociale për të ndarë disa detaje me ndjekësit e saj. Siç jemi mësuar tashmë me personazhet e famshëm, pyetja e parë që u bëhet lidhet me Big Brother VIP.
Anën e kemi parë në Big Brother VIP Kosova, por këtë herë pyetja i është drejtuar nëse do të bëhej pjesë e edicionit që zhvillohet në Shqipëri. “Po, e kam menduar ama për momentin mjafton pjesëmarrja në BBVIP në Kosovë”, është përgjigjur ajo.
Veç këngës, Ana ka treguar edhe për një pasion tjetër: pikturën. Një detaj që nuk e dinim, por duket se arti rrjedh në venat e kësaj vajze.
Ndjekësit e kanë ngacmuar edhe për jetën private. Emri i Anës është lakuar disa herë, por ajo s’ka thënë kurrë diçka konkrete. Por a ka dikë në jetën e saj?
“Ndoshta… Unë gjithmonë e mbaj jetën time private! Ndoshta një ditë bëhem budallaqe dhe e nxjerr në Instagram”, është përgjigjur ajo.
The post BBV, pasionet dhe konfirmimi i romancës? Flet Ana Kabashi: “Për ata që nuk e dinë…” appeared first on XL Media.