VMRO: Do të dorëzojmë iniciativë deri te Anti-korrupsioni, Filipçe e ka fshehur pasurinë
Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE, thotë se do të dorëzojnë iniciativë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kundër Venko Filipçes, për të cilin thonë se e ka fshehur pasurinë
“Venko Filipçe vazhdon të hesht para fakteve. Faktet flasin se Venko Filipçe si ministër i Shëndetësisë ka fshehur pasuri. Pronën që ka pasur si ministër e ka deklaruar si deputet këtë vit. Çfarë raportoi Venko Filipçe si ministër i Shëndetësisë? Së pari, një shtëpi prej 464 metrash katrorë e ndërtuar në vitin 2017. Së dyti, një apartament 130 metra katrorë që e ka marrë me dhuratë në vitin 2016. Së treti, në emër të pasurisë së përbashkët ka regjistruar një banesë prej 50 metrash katrorë në Shkup të fituar me kontratë shitblerje në vitin 2010”.
“Çfarë ka raportuar Venko Filipçe, i zgjedhur deputet në zgjedhjet e majit 2024? Së pari, një banesë në Shkup e fituar me trashëgimi në vitin 2016 – nuk ishte e regjistruar kur ishte ministër, por e kishte. Së dyti, një banesë në Shkup e fituar me trashëgimi në vitin 2016 – nuk ishte e regjistruar kur ishte ministër, por e kishte”.
“Së treti, dy banesa në Shkup në vlerë prej 12 milionë denarë, të fituara në bazë të kontratës për ndërtim në vitin 2017 – nuk ishin regjistruar kur ishte ministër, por i kishte. Së katërti, një banesë në Qendër e fituar në vitin 2008 me kontratë shitblerjeje – nuk ishte e regjistruar kur ishte ministër, por e kishte”, thonë nga VMRO-DPMNE.