October 7, 2024

Ajeti prezantohet te Bordumspori – Gazeta Sportal

0


Pas Zvicrës, Danimarkës, Italisë e Rumanisë, mbrojtësi Arlind Ajeti do ta vazhdoj karrierën në elitën e futbollit të Turqisë.

Reprezentuesi i Shqipërisë do të jetë pjesë e skuadrës së Bodrumsporit, te e cila u transferua nga Cluji i Rumanisë.

Skuadra turke ka bërë të ditur se Ajeti ka firmosur kontratë trevjeçare, ndërsa thuhet se ka paguar rreth 1 milionë euro për kartonin e tij.

30-vjeçari po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen te Bodrumspori , ekip që këtë edicion po debuton në Superligën e Turqisë.

Ajeti vitin e shkuar iu bashkua Clujit, ndërsa gjatë karrierës ka fituar pesë tituj kampioni të Zvicrës me fanellën e Baselit.

Po ashtu, ai ka edhe 28 paraqitje dhe 1 gol të shënuar për Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa këtë sezon ka luajtur vetëm një ndeshje me Clujin për shkak të lëndimit.

Bodrumspori, aktualisht ka tubuar tri pikë pas 4 xhirove të luajtura në kampionat dhe gjasat janë të mëdha që Ajeti të debutoj me ekipin e ri të shtunën kundër Bashakshehirit.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *