February 9, 2025
copy-of-copy-of-copy-of-copy-of-copy-of-xl-social-media.png-10-1-5.jpg


Cubi Metkaj ishte e ftuara e ditës në programin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel ku foli rreth angazhimeve të kësaj vere që e gjeti në një turne në mbarë Shqipërinë me “Portokallinë”, miqësitë, karrierën por edhe jetën personale.

Me një lojë fjalësh për përmasat e shtratit, të cilin Cubi tha se e ka “queen size”, ajo po pret një “king” (mbret) krah saj. Por si duhet të jetë “king”-u dhe a ka një djalë king krah saj?

-Të pëlqen të flesh vetëm apo e shoqëruar?

Cubi Metkaj: Po tani unë krevatin të madh e kam, dopio. E kam ‘queen’, të lutem se jam një ‘queen’. Kështu që ‘king’-u po të dojë, e ka vendin aty. Po s’deshi, ec çuno!

-Meqë jemi te king-at, si i pëlqen king-at?

Cubi Metkaj: Yll mo, king!

Je ajo vajza tipike që ëndërron për një princ të kaltër, që kur rritesh e kupton që nuk ekziston?

Cubi Metkaj: E kam kaluar këtë fazën, dikur kështu e mendoja, princin e kaltër të vinte te shtëpia.

-Po tani si e mendon?

Cubi Metkaj: Tani të jetë një njeri që të më kuptojë, të jetë në të njëjtin ‘vibe’ me mua, kështu në mënyrë absolute se ndryshe nuk funksionon dhe të punojë.

Po një gjë që nuk do ta duroje, nuk do ta doje kurrë te partneri yt i ardhshëm se the që fle vetëm kështu që marrim me mend që je ‘single’, apo jo?

Cubi Metkaj: Nuk thashë gjë, thashë që krevatin e kam ‘queen’. Bujrum “king”-u!



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *