‘Zhduket’ Alqi Bllako? Policia nuk e gjen në shtëpi

[ad_1]

Pasi GJKKO i caktoi masën e arrestit më burg, duket se nuk ka asnjë shenjë nga arrestimi i ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako.

Deri në momentet që flasim (ora 23:00 e mbrëmjes) Bllako ende nuk është shoqëruar në polici.

Pavarësisht lajmit të mëparshëm gjatë ditës së sotme, ku bëhej me dije se Alqi Bllako ishte shoqëruar në polici, ky informacion bie poshtë me zhvillimet e fundit. Ndërsa policia ende nuk jep detaje mbi procedurat që po ndjek lidhur me arrestimin e Bllakos.

Kujtojmë se sot pasdite GJKKO caktoi për të masën e ‘arrestit me burg’ pasi ndaj ish-deputetit rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit për çështjen e inceneratorit të Fierit.

SPAK e akuzon Alqi Bllakon se në bashkëpunim me Lefter Kokën dhe zyrtarë vendorë në Fier kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë ndryshuar destinacionin e pronës ku do të ndërtohej inceneratori.

Po ashtu SPAK arsyeton se ish-deputeti Bllako ka favorizuar kompaninë fituese të inceneratorit të Fierit dhe ka marrë si ryshfet shumën prej 14.9 mln lekësh në formën e pagesave që janë kaluar për llogari të babait të tij, Edmond Bllako.

 

Një tjetër argument që përdor SPAK për të provuar akuzën e korrupsionit për Alqi Bllakon është edhe punësimi fiktiv i babait të tij Edmond Ballo si drejtori i kantierit të ndërtimit në kompaninë fituese të inceneratorit të Tiranës.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *