Vuçiq: Dialogu dhe respektimi i marrëveshjeve, e vetmja zgjidhje për çështjen e Kosovës

[ad_1]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se për çështjen e Kosovës nuk ka zgjidhje tjetër përveç dialogut, me respektimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, që parasheh formimin e Asociacionit.

Vuçiqi u shpreh se paqja është interesi kryesor i serbëve.

“Në deklaratën që po bëjmë, kemi biseduar për Kosovën, për detyrimin për të respektuar Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si pjesë e rendit ndërkombëtar, por kemi folur qartë edhe për dialogun si mënyrë thelbësore për zgjidhjen e problemit mes nesh dhe shqiptarëve. Nuk ka zgjidhje tjetër veç dialogut dhe këmbënguljes tek ai, respektimi i Marrëveshjes së Brukselit, përmbushja e detyrimeve, formimi i Asociacionit dhe gjithçka tjetër”, ka thënë Vuçiq të shtunën në seancën e përbashkët të qeverive të Serbisë dhe Republikës Sërpska në kuadër të Kuvendit Kombëtar Gjithëserb.

Ai paralajmëroi se Serbinë po e presin ditë të vështira, jo për shkak të pozitës së serbëve, “por për shkak të asaj që po ndodh në botë”.

“Nëse shikoni Evropën dhe Amerikën – ata nuk mund të lejojnë që Rusia të fitojë, dhe nga ana tjetër, është e qartë se rusët nuk mund të thonë se do të humbasim, sepse do të humbasin vendin e tyre. Kjo çon në një katastrofë botërore”, ka deklaruar presidenti serb.

Prandaj, siç thotë Vuçiqi, interesi më i rëndësishëm serb është ruajtja e paqes.

“Ne, serbët, ndoshta jemi kampionë të botës në luftëra, gjithmonë nën sulm. Është koha për të ruajtur paqen dhe për të ndërtuar një të ardhme për popullin tonë. Nëse nuk do të kishim qenë pjesë e të gjitha atyre luftërave, sot do të kishte më shumë sesa holandezët”, ka thënë Vuçiqi.

Ai përkujtoi se Serbia është nën presion të madh sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe se Prishtina nuk ka përmbushur asgjë për të cilën është rënë dakord me marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.

Më i ashpër në deklarata ishte lideri i Republikës së Sërpska, Millorad Dodik, i cili e quajti Kosovën “pjesë të Serbisë”.

“Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, por edhe e Republikës Sërpska, e cila ka vlerat e saj, identitetin dhe gjithçka që është e rëndësishme për popullin serb – trashëgimi, me rrënjët historike në Kosovë. Prandaj është e jona”, ka thënë Dodik, i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për “minimin e marrëveshjes së Daytonit”. 

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *