Votimet për kreun e degës në Mallakastër, reagon Komisioni i Kontrollit Elektoral në PD: Procesi ishte i rregullt, numër i lartë i votuesve

[ad_1]

Pas mbylljes së numërimit dhe shpalljes së rezultatit që konfirmon Resmi Bilbil Shanajn në krye të PD në Mallakastër, ka reaguar Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike.

Në njoftimin e publikuar, bëhen me dije të dhënat zyrtare të procesit të votimit duke nisur që nga orari i hapjes së procesit zgjedhor deri në shpalljen e fituesit, ku theksohej se pjesëmarrja e votuesve kishte qenë e lartë.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që mbarëvajtja e zgjedhjeve për Kryetar dege të PD Mallakastër ishte shumë e mirë.

Procesi I votimit u mbyll në orën 18.00. Numri i votuesve në total ishte 369, duke shënuar pjesëmarrje të lartë.

Pas numurimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Mallakastër u shpall Z. Resmi Bilbil Shanaj me 277 vota.

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *