VIDEO/ Dhunohet ‘brutalisht’ Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, pamje nga vendngjarja

[ad_1]

Këto janë pamjet nga lagjia “Kala” në Elbasan ku u sulmua fizikisht Kancelari i Gjykatës së qytetit Ledio Sulkuqi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugicat e lagjes “Kala” ku dhe ka shtëpinë. Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se kanë qenë të paktën dy persona që e kanë qëlluar duke e lënë me plagë të rënda në kokë.

Ata janë larguar me shpejtësi pas sulmit fizik ndërsa Sulkuqi mes rënkimeve mezi është ngritur në këmbë.

Aktualisht kancelari i Gjykatës së Elbasanit po merr trajtim mjekësor në spitalin kururgjikal në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli”. Deri më tani ai nuk ka kryer asnjë denoncim në policinë e Elbasanit.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *