“Tre luanët” kalojnë shifrën e 1 miliardëve, Sauthgejt ka ekipin më të çmuar të Europianit

[ad_1]

Anglia krenohet me skuadrën më të shtrenjtë në “Euro 2024” të kësaj vere. Skuadra e Garet Sauthgejtit bëri një paraqitje zhgënjyese në ndeshjen e fundit të nxehmjes përpara se të shkonte në Gjermani pasi humbi 1-0 ndaj Islandës në “Uembli” të premten mbrëma.SAUTHGEJTPor ata mbeten një nga favoritët e mëdhenj për të fituar Europianin për shkak të bollëkut të lojtarëve me statusin e një ylli në skuadrën e tyre. Emra të tillë si Herri Kejn, Xhud Bellingam, Fill Foden, Deklan Rajs, Kol Palmer dhe Bukajo Saka kontribuojnë që ata të jenë kombi me vlerën më të lartë në turne. Skuadra e Sauthgejtit mendohet të arrijë vlerën e 1.29 miliardë paundëve në një klasifikim të “The Sun”. Dhe kjo shifër mund të ishte edhe më e lartë nëse trajneri i Anglisë nuk do të kishte lënë jashtë lojtarë si Markus Rashford dhe Xhek Grilish.

Vlera e skuadrës së tyre është 250 milionë £ më shumë se vendi tjetër në listë, finalistët e Kupës së Botës, Franca (1.04 miliardë £). Anglia dhe Franca janë të vetmet skuadra që kalojnë vlerën e mbi 1 miliard paundëve, gjë që shpjegon se pse individualisht ata janë dy favoritët kryesorë për të triumfuar këtë verë. Pas tyre vijnë Portugalia (890 milionë £) dhe Spanja (820 milionë £), ndërsa Gjermania organizatore (722 milionë £) mbyll pesëshen e parë. Portugalia është e bekuar me një skuadër jashtëzakonisht të talentuar me Rafael Leao, Ruben Diaz, Bruno Fernandesh, Bernardo Silva dhe Zhoao Paulinja, të gjithë të vlerësuar me mbi 50 milionë paund. Ata kanë gjithashtu Kristiano Ronaldon në radhët e tyre, por me superyllin ëe tashmë luan në Arabinë Saudite tani në moshën 39-vjeçare, vlera e tij konsiderohet pranë 12 milionë paundëve.

Ylli më i çmuar i Spanjës është ai i Mançester Sitit, Rodri, vetëm kartoni i të cilit konsiderohet të jetë me vlerë mbi 100 milionë paund. Për Gjermaninë mikpritëse, janë dy 21-vjeçarë ata që konsiderohen si pasuria e tyre më e çmuar. Florian Virc, i cili sapo ndihmoi Bajer Leverkusenin të fitonte Bundesligën, dhe Xhamal Musiala i Bajernit të Mynihut, të dy vlejnë më shumë se 100 milionë paund. Holanda (717 milionë £) dhe Italia (599 milionë £) plotësojnë një listë me shtatë skuadra talenti i të cilave kalon 500 milionë paundët. Pjesa tjetër e dhjetëshes së parë përbëhet nga Belgjika (496 milionë £), kundërshtarët e Anglisë në grup, Danimarka (367 milionë £) dhe Ukraina (322 milionë £). Anglia e nis fushatën e saj në “Euro 2024” kur të përballet me Serbinë të dielën, më 16 qershor. Serbët, të cilët kanë sulmuesin vdekjeprurës Aleksandr Mitroviç në krye të listës së tyre, konsiderohen si skuadra e 14-të më e vlefshme në kompeticion.54

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”









[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *